Një incident i shëmtuar është regjistruar sot në takimin e Kategorisë së Parë në Grupin A mes Erzenit dhe Vllaznisë B.

Në takimin që përfundoi në favor të miqve me rezultatin 1-3, vendasit nuk janë pajtuar me humbjen dhe kanë goditur me grushta futbollistët shkodranë. Lajmin e konfirmon trajneri i Vllaznisë B, Ervis Kraja në një prononcim për “ShkodraNeës”.
ervis-kraja-653x420_14485493691-470x302
“Është e vërtetë që ka pasur përleshje pas ndeshjes me Erzenin. Siç duket lojtarët dhe tifozët e ekipit vendas nuk e pranuan humbjen ndaj ekipit tonë. Sapo përfundoj takimi pati përplasje mes lojtarëve. Dua të theksoj se dy lojtarët e ekipit tonë, Suad Bega dhe Mario Kola janë goditur me grushta nga lojtarët vendas dhe kanë rënë përtokë. Ky nuk është futboll. Është turp që ndodh një gjë e tillë, FSHF duhet të marrë masa ndaj këtyre fenomeneve. Përveç goditjes nga lojtarët, ka pasur ndërhyrje në fushë edhe nga tifozët që kanë tentuar të godasin lojtarët tanë. Nga ana tjetër, forcat e policisë ishin të pafuqishme për të reaguar dhe se di pse. Kemi qëndruar për disa minuta të mbyllur në dhomat e zhveshjes”, shprehet Kraja.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb