Jemi mësuar ta shikojmë ‘hot’ në fotot që shpeshherë poston. Enca Haxhia, edhe pse në një moshë të re, ka ditur të fitojë vëmendjen e publikut, kjo edhe falë pozave sensuale që ka servirur herë pas here. Edhe këtë verë ajo ka ardhur shpërthyese për ndjekësit e shumtë. Ka zgjedhur mikeshën e saj, Rezarta Shkurtën për të sjellë një set totalisht ndryshe. Sensuale, e zhveshur dhe në det, është pamja më e re që këngëtarja ofron. Seti ka ardhur në mesin e sezonit turistik, ku Enca duket shumë e relaksuar dhe në formë. Mbetet për t’u parë nëse edhe pas këtyre fotove profesionale, këngëtarja do të vijojë të vijë me shkrepje të çmendura, si tashmë është mësuar.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: