Inter e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon të “Serie A”.

Zikaltërit arritën që të shpalleshin kampionë 4 javë para përfundimit të sezonit, si dhe kanë shtuar në vitrinën e trofeve kampionatin me numër 19-të në historinë e klubit. Ekipi milanez ka arritur të fitojë 5 me 1 ditën e sotme ndaj Undineses.

Siparin e golave e hapi anësori Ashley Yang, i cili realizoi në minutën e ‘8-të të sfidës. Në minutat e fundit të pjesës së parë, firmën në takim do e vendoste Eriksen, i cili realizoi me mjaft mjeshtëri nga goditja e dënimit. Pjesa e dytë, “foli” sërish në favor të zikaltërve. Lautaro Martinez, një nga më të mirët e Interit në këtë sezon, arriti të realizonte në minutën e ’55-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Rreth 9 minuta më vonë, Ivan Perisic, shfrytëzoi mjaft mirë një top të dhuruar nga Matias Vecino dhe mposhti për të 4-ën herë në këtë sfidë portierin Musso. Nuk do të mungonte edhe realizimi i golashënuesit më të mirë të zikaltërve për këtë sezon, Romelu Lukakut, i cili shënoi në minutën e ’72-ë.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Roberto Pereyra nga pika e bardhë e 11-metërshit. Vlen për t’u përmendur që Interi e mbylli sezonin me 91 pikë të arkëtuara nga 28 fitore, shtatë barazime dhe vetëm tri humbje.

Ndërkohë, Undinese ka arritur të sigurojë qëndrimin mes më të mirëve të Italisë edhe për sezonin e ardhshëm.

Sakaq, duke qenë se kjo ishte ndeshja e fundit e sezonit, Interit iu dorëzua kupa e kampionit. Mediat e huaja kanë publikuar dhe momentin e magjishëm të “ngritjes në qiell të hapur” të këtij trofeu dhe kanë pasqyruar të gjithë festën e zikaltërve.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: