James Rodriguez ka shpërthyer me deklaratat e tij ndaj kritikëve, të cilët e akuzonin për mungesë profesionalizmi dhe mbi peshë. Mesfushori me tipare sulmuese i Real Madridit, James ka mohuar gjithçka duke thënë se të gjitha janë gënjeshtra pasi që veten e konsideron profesionist të madh.

“Biseda me të vërtetë më pengon mua. Kushdo që është i afërt me mua e di se si kam vepruar dhe që unë gjithmonë kujdesem për veten time”, shkruan tg.

“Unë jam një profesionist i madh. Çfarë është thënë për mua është një gënjeshtër. Është e shpifur që njerëzit dyshojnë në mua dhe thonë se unë jam i trashë”, citoi kolumbiani.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: