Klodian Duro thotë se Flamurtari nuk është i vetmi klub që ka borxhe ndaj lojtarëve. Sipas tij, edhe Tirana duhet të dënohet për një borxh që bardheblutë i kanë atij pas një vendimi të dhënë nga Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve para katër vitesh.

“Më vjen keq që një ekip si Flamurtari të ndodhet në këtë gjendje. Është i vetmi klub që po e pëson, por nuk është i vetmi që ka probleme borxhesh. Edhe Tirana, një klub i madh, ka të njëjtin problem. Nuk e di nëse Komisioni i Disiplinës në FSHF është marrë apo po merret me këtë fakt.

Është vetëm një gjyq imi, i fituar në DHZK ndaj Tiranës, që qëndron prej katër vitesh në sirtarët e tyre dhe nuk ekzekutohet vendimi. Pra, nuk është vetëm Flamurtari që duhet të dënohet me heqje pikësh apo me rënie një kategori më poshtë. Kaq mund të them për momentin”, deklaroi ish-mesfushori bardheblu në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”-in.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb