FIER

Koronavirusi ka shpërthyer në institucionin e vuajtjes së dënimit me burg në Fier.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se në IEVP Fier, 6 punonjës të policisë së burgjeve, 2 infermierë dhe 1 i burgosur kanë rezultuar pozitivë ndaj Covid-19.

I dënuari i infektuar me koronavirus është transferuar për në spitalin e burgut.

Në total, në burgje janë me koronavirus, 15 persona të dënuar.

Nga ta, 4 deri tashmë janë të shtruar në spital, duke marrë trajtim për t’u shëruar nga koronavirusi.

Numri më i madh i të dënuarve të infektuar me Covid-19, është në burgun e Lezhës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb