Një konflikt mes dy bandave është regjistruar në Meksikë.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e momentit të tmerrshëm, ku nisin të shtënat mes dy bandave rivale. Raportohet se lufta shpërtheu menjëherë pasi një nga bandat e trafikut të drogës tentoi të rrëmbente një anëtar të bandës tjetër në restorantin “Oates” në Jalisco.

Momentalisht ende nuk janë identifikuar bandat e përfshira në këtë ngjarje, por policia po punon në këtë drejtim. Si pasojë e të shtënave, një person humbi jetën, ndërsa dy kamerierë dhe një polic i veshur si civil mbetën të plagosur.

“E vranë, e vranë”, dëgjohet të thonë dëshmitarët në vendngjarje.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb