Një makinë në Durrës ka shpërthyer, ndërsa dyshohet se ishte sperkatur me lëndë djegëse.

Ngjarja ndodhi rreth orës orës 03:00 të mëngjesit në rrugën ‘Ramazan Jella’, shumë pranë degës së PD-së. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.

Bëhet fjalë për mjetin tip ‘Reno’ me targa AA 301ZZ. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi, ndërsa mjeti ka pësuar dëmtime të lehta.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pronari i makinës, shtetasi me inicialet A. Ç, është njohur me ngjarjen kur ka shkuar pranë mjetit, ndërsa më pas ka sinjalizuar policinë. Aktualisht kjo e fundit ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

“Më datë 20.07.2020, rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Durrës, është tentuar të dëmtohet me lëndë djegëse mjeti tip “Reno” në pronësi të shtetasit A.C., e për pasojë ka pasur dëme të vogla materiale në mjetet tip “Reno” dhe “Ford”. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb