Disa ditë pas aksidentit tragjik me motor në Tiranë, ku mbeti i vdekur këngëtari Ergi Dini dhe miku i tij Kejdi Halili ka reaguar në Facebook motra e Ergit, Barbana Dini.

Nëpërmjet një statusi ajo shprehet e revoltuar me vëmendjen e madhe që i kanë kushtuar portalet dhe rrjetet sociale vdekjes së vëllait të saj.

Këngëtarja Barbana Dini ka kërkuar nga portalet dhe rrjetet sociale të mos publikojnë video dhe detaje nga aksidenti, pasi po e bëjnë dhimbjen akoma më të madhe.

STATUSI I PLOTË I BARBANA DINIT:

O palaço qe i harxhoni oksigjenin kësaj bote kot!O “gazetar” dhe “aktor” te dështuar qe nuk dini cfare është dhimbja,ju shisni edhe familjen për pak vëmendje!Mos nxirrni videot e aksidentit për ca ike e qindarka te qelbura se do ju vrase dhimbja jone!Ju te vrisni ditën,e te qani natën!Me ka vdekur gjysma e zemrës por kam gjysmën tjetër gjalle akoma,prandaj STOP!

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb