DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës. Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë në një banesë, duke lënë të plagosur nënë e bijë, të cilat kanë marrë djegie të shumta.

Zyrtarisht policia deklaron se mbrëmë rreth orës 19:40, është njoftuar se në Spitalin Rajonal Durrës kanë shkuar shtetaset V.P. 40 vjeçe dhe A.P. 17 vjeçe, (nënë e bijë) të cilat ishin djegur në banesë nga bombola e gazit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në Fermë Sukth, ku nënë e bijë kanë qenë duke gatuar me një bombol 10 litërshe. Nga një defekt i bombolës flaka është përhapur më shumë se normalja dhe ka djegur të ëmën nga duart, ndërsa vajza 17-vjeçare ka pësuar disa djegie të lehta. Në banesë nuk ka pasur dëmtime nga flakët.

Shtetaset e dëmtuara ndodhen në Spitalin “Nënë Tereza” Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb