Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin Pukë-Fushë Arrëz.

Mjeti, në pronësi të shtetasit Erion Ahmeti, ka marrë zjarr si pasojë e një mase elektrike në sistemin e tij. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Pukës, makina është djegur plotësisht.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e sakta të incidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb