Një restorant në Vlorë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të hëne.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 Nëntori, ndërsa mësohet se shkak për shpërthimin e zjarrit, është bërë një shkëndijë elektrike në aspiratorin e restorantit.

Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se për fat të mirë nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb