MITROVICE- Shpërthen një bombë në mes të Mitrovicës Veriore. Mediat kosovare raportojne se bomba është hedhur në mëngjes në qendër të Mitrovicës Veriore.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur persona të plagosur por vetëm dëme materiale. Shpërthimi ka ndodhur në orën 06:30 në rrugën kryesore “Kral Petar Prvi” para një pasticerie, pronari i të cilës është një goran.

Bomba ka dëmtuar 8 vetura të parkuar në afërsi, e xhamat e veturave kanë arritur në dritaret e disa banesave.

Policia e Kosovës ka bllokuar vendin e shpërthimit. Në vendin e shpërthimit janë të pranishëm edhe pjesëtarë të KFOR-it.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb