Një cisternë nafte ka shpërthyer pasi kamioni që mbante karburant është përplasur me një tjetër automjet.

Shpërthimi ka qenë i fortë dhe rreth 99 persona kanë vdekur, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Freetown, Sierra Leone, në një nga kryqëzimet më të frekuentuara në qytet.

Kryebashkiaku Yvonne Aki-Sawyerr tha se ngjarja është shumë e rëndë dhe ende nuk dihet se sa është dëmi që mund të jetë shkaktuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb