Të paktën 43 persona janë vrarë nga një shpërthim me makinë bombë në qytetin e mbajtur ende nga rebelët sirianë Azazit, i cili gjendet afër kufirit me Turqinë.

Shpërthimi ndodhi pranë një gjykate të qytetit, vetëm 7 kilometra larg kufirit turk, njofton BBC.

Qyteti Azazit ka qenë kohët e fundit në shënjestër të Shtetit Islamik.

Shpërthimi i fundit vjen midis një armëpushimi mbarëkombëtar, i ndërmjetësuar nga Rusia dhe Turqia.

Asnjë grup terrorist nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm, nga i cil mbetën të plagosur rreth 60 persona.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: