Pas Lushnjës, një tjetër bombol gazi ka shpërthyer sot në Durrës, ku është plagosur një 83-vjeçare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar. Burime nga policia bënë me dije se nga shpërthimi i bombolës është dëmtuar shtetasja me inicialet S.S., e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb