Vendgrumbullimi më i madh i gomave në botë është përfshirë nga zjarri. “Varreza” në të cilën vlerësohet se ka mbi shtatë miliona goma të vjetra të veturave, gjendet në qytezën Al Sulaibi në Kuvajt, kurse zjarri mund të shihet edhe nga imazhet satelitore.

Videoja që tregon zjarrin masiv është bërë virale dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Në video shihet tymi i zi, duke u ngritur në ajër, kurse shumë po brengosen për pasojat që do të shkaktohen nga djegia e gomave dhe tymi që e ndot tej mase ajrin.

“I është vënë flaka vendgrumbullimit të gomave në Kuvajt. Kur mendoni që situata me kushtet klimatike nuk mund të jetë më e rëndë. Nuk po mund ta paramendoj se çfarë do t’i bëjë kjo ajrit tonë”, ka shkruar një përdorues i rrjeteve sociale.

Lokacioni i saktë nga ku është realizuar videoja nuk dihet, pasi vendgrumbullimi i gomave të vjetra është shumë e madhe.

Por, disa pretendojnë se bëhet fjalë për një video të vjetër, kështu që është vështirë me siguri të plotë të konfirmohet nëse bëhet fjalë për të njëjtën video – apo ripostim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb