Partizani nuk ka humbur kohë, menjëherë pas prezantimit të trajnerit italian Franko Lerda, klubi i kuq ka zyrtarizuar dy afrimet e para në merkato. I pari është prezantuar braziliani Ulliam Kordeiro, ish-lojtari i Kukësit që ka shkëlqyer me verilindorët sezonin e shkuar.

“Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me Uilliam Kordeiro Melo. Mbrojtësi i djathtë brazilian do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri futbollistik 2019 – 2020, pasi ka nëshkruar kontratën me klubin me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 25 vjeçari vishet i kuq, pas eksperiencës pozitive te Kukësi, skuadër me të cilën u aktivizua në 33 ndeshje duke realizuar edhe 5 gola. Uilliam i cili përshtatet mjaft mirë në mbrojtje edhe në mesfushë, do ti bashkohet sot kampionëve në fuqi, për të nisur përgatitjet me skuadrën,” shkruan Partizani në njoftimin zyrtar.

Partizani Kordeiro
Partizani Kordeiro

I dyti ka qenë mbrojtësi i majtë Esin Hakaj, që rikthehet te Partizani pas dy sezonesh në nivele të larta te Teuta e Durrësit. Shkodrani, që në aventurën e tij të parë nuk arriti të shprehej siç duhej për shkak të dëmtimeve, është gati për bastin e tij të madh.

“Klubi i Futbollit Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Esin Hakaj. Mbrojtësi i majtë ka nëshkruar sot një kontratë një vjeçare me klubin, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. 22 vjeçari rikthehet në familjen e kuqe, pas dy sezonesh pozitive te Teuta. Hakaj i është bashkuar menjëherë skuadrës, për të qenë pjesë e përgatitjeve në Slloveni,” njofton zyrtarisht Partizani.

Partizani Hakaj
Partizani Hakaj

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb