This is not a dream. “Kjo nuk është një ëndërr”, shkruhej në një prej xhaketave të lëkurës që mbante veshur Alessandra Ambrosio disa javë më parë. Duket që mbishkrimi i stampuar mbi një veshje të One Teaspoon, konfirmohet edhe tani. Top modelja braziliane po jeton një histori pasionante dashurie me modelin Richard Lee. Pas ndarjes me Nicolo Oddi, themeluesin e brandit luksoz Alanui, Alessandra është në një lidhje dashurie me Richard prej pak kohësh. Të dy nuk janë më të fshehur dhe në rrjetet sociale tregojnë foto ku shpërthen pasioni mes tyre.

Në mes të qershorit Richard Lee kishte ditëlindjen dhe së bashku me Alessandrën e tij festoi në një klub në Las Vegas. Për këtë rast Ambrosio u shfaq me një body të zi dhe një minifund të shkurër metalizato të Dundas, duke treguar këmbët e saj të famshme.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Bën shumë vapë këtu”, kishte shkruar ajo, duke mos nënkuptuar vetëm klimën në Nevada. Thuhet gjithashtu që pasioni mes Alessandrës dhe Richard është në qiell.
Fotot e fundit të publikuara nga Alessandra Ambrosio janë prova e fortë e intensitetit të lidhjes së saj me Richard. Me pushime në Cabo San Lucas, në Meksikë, të dy shfaqen në pishinën e një resorti. Ajo është shtrirë në bordurën e pishinës, ndërsa ai ‘i kafshon’ të pasmet. Më pas në një foto tjetër të dy shkëmbejnë puthje pasionante mes tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb