Deputeti i opozitës Ralf Gjoni akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po merr shkopin e ndëshkimit ndaj mediave në dorën e tij tamam si një bajraktar neo-otoman që ka frike nga ca portale, nga fjala e lire dhe nga Arben Malaj, i cili pritet të shkarkohet sot në Kuvend.
Gjoni theksoi se vota e tij do jete kundër paketës anti-shpifje duke ironizuar shembullin e sjellë nga kryeministri Rama për modelin britanik të këtij ligji.

“Jeni ne vete apo jo? Po a mund te krahasohemi ne me Britanine e Madhe qe ka 1000 vjet parlamentarizem? Londra vertet nuk e lejon shpifjen por ata kane OFCOM ndersa ne kemi AMA, qe eshte nje bord totalisht ne duart e qeverise dhe mund te perdoret si shkop ndeshkimi. Sepse ne kemi ligj por kemi edhe Maliq. Une nuk kam ndonje simpati te vecante per ato portale qe mbahen me financime te erreta e qe bazohen ne trillime e shpifje. Por nuk mund te jem kurrsesi pro dhenies se kontrollit ndeshkues ne doren e Edi Rames”, -tha deputeti Ralf Gjoni.
Duke kritikuar paketën anti-shpifje, Gjoni solli edhe mesazhin e sotëm te eurodeputetit suedez anëtar te Komisionit te Jashtëm në Parlamentin Evropian David Lega, i cili tha se nëse administrata Rama miraton legjislacionin e medias në Parlament në formën e saj aktuale, ajo do të rrezikojë seriozisht shanset për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Po ashtu Gjoni nuk kurseu as disa deputetë të opozitës në parlament të cilët kohet e fundit po votojnë në bllok me grupin socialist. “Dhe ta dine edhe ata te ulur ne kete ane te opozites qe votojnë pro kesaj mazhorance, se do te merremi me ju nje nga nje duke filluar qe nga Janari. Sepse nese ata telekomandohen me ëhatsapp nga grupi socialist, me mire te ngrihen pupthi e te shkojne te ulen ne prehrin e Taulant Balles qe po nderhyn sot ne punet e brendshme te grupeve parlamentare te opozites”, -tha Gjoni.

Ne fund, duke iu drejtuar qytetareve shqiptare me një mesazh te seancës së fundit plenare për vitin 2019, Gjoni tha: “Te dashur shqiptare, termeti dhe vdekjet nuk ishin ‘kismeti’ i Zotit sepse une nuk mund te pranoj kurre qe Zoti deshironte vdekjen e Dienes dhe te vajzes se saj te vogel ne Durres. Jo ne duhet te kemi shprese.
Nuk jemi te mallkuar, jemi te bekuar!
Nuk jemi te varfer, jemi te vjedhur!
Nuk jemi te paditur, jemi te fjetur!
Nuk jemi pak, jemi shumice!
Nuk jemi te vetem, jemi plot miq nderkombetare!
Nuk jemi pa shprese, jemi e ardhmja!
Nuk jemi te rrethuar, jemi te lire!
Nuk jemi te ndare, por jemi te bashkuar ne zhgenjimin tone me kete kaste mafjoze politike qe ka grabitur pasurite tona natyrore te cilat na perkasin. Dhe ne perfundim, meqe kryeministri i qenka futur librave te shenjte dua t’i uroj te gjithë shqiptareve festat me dy fjale nga Bibla: ‘Zoti i jep fuqi te dobëtit dhe forcë të pafuqishmit. Besimi ynë miq mund të lëvizë malet’, tha Gjoni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: