Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Urgjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, ku një bombol oksigjeni ka shpërthyer dhe për pasojë ka plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur në një dhomë ku kishte të sëmurë me COVID-19. Rregullatori i njërës prej bombolave ka shpërthyer duke shkaktuar kështu lëndime te një person i cili po qëndronte në spital bashkë me babanë i cili është me koronavirus. Ai lëndoi dorën, duke i dalë në mbrojtje babait me COVID-19. Ky fakt është konfirmuar për Express nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ademi e ka quajtur këtë incident të vogël. “Po ka pasur një incident të vogël ku ka pëlcitur rregullatori i bombolës dhe jo bombola, dhe ka lënduar lehtë dorën njëri nga përcjellësit e pacientit”, ka deklaruar Ademi.
(balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: