Institutit i shkollimit “Herlufsholm” në Danimarkë ka një histori gati prej pesë shekujsh në edukimin e brezave elitarë të shoqërisë daneze dhe viti i shkollimit kushton deri në njëzet mijë euro, por së fundmi ka shpërthyer një skandal i madh abuzimesh seksuale në ambientet e tij, duke nxitur indinjim masiv.

Tullat e kuqe, fushat e zbukuruara, pellgjet, historia gati 500 vjeçare, mësuesit shumë të përzgjedhur, atmosfera elitare, shkollimi që faturohet nga gjashtë mijë deri në njëzet mijë euro në vit, duket se janë shndërruar në hiç teksa ngacmimi seksual ka rrëmbyer vëmendjen.

Sipas raportimit të mediave “abuzimi seksual, rrahjet, studentët e sapoardhur të detyruar të pinë urinën e të moshuarve”, janë vetëm disa nga “të palarat” e instituit që kanë dalë në dritë.

Për familjet e pasura dhe fisnike të Danimarkës që dërgojnë fëmijët e tyre të destinuar për në katet më të larta të shoqërisë në shkollën me konvikt Herlufsholm, 80 kilometra në jug të Kopenhagës, lajmet e fundit janë kthyer në shqetësim serioz.

Skandali që e ka pushtuar njollos kartën e raportit të një prej vendeve më të vlerësuara në fushën e arsimit (gjysma e studentëve të saj diplomohen), ku dogma e antihierarkisë është një parim thellësisht i ndjerë në çdo nivel, përfshirë atë të shkollave të rezervuara për crème della crème.

Megjithatë, që kur u themelua brenda mureve të një manastiri të lashtë në 1565, superinstituti që përgatit studentët për universitet dhe ku familja mbretërore dërgon edhe fëmijët e tyre nuk ka kaluar një vit më të keq se ky.

Princi Frederick, mbreti i ardhshëm i Danimarkës dhe gruaja e tij Princesha Maria, pasi e kanë tërhequr fëmijën e tyre të madh nga shkolla me konvikt në qershor, kanë njoftuar se për vjeshtën e ardhshme fëmija i dytë Isabella s’do të regjistrohet në Herlufsholm. Në një deklaratë, familja mbretërore shprehu hutimin e tyre.

“Çfarë paradoksi: Princesha Maria drejton një fondacion që synon të luftojë bullizmin dhe të promovojë mirëqenien e fëmijëve”, thuhej ndër të tjera në deklaratë.

Skandali shpërtheu në maj, me një hetim të TV2, ku pamjet e abuzimit mes studentëve, dhunuesve dhe viktimave dolën në publik. Nxënësit e intervistuar treguan për një “sistem ekskluziv dhe shtypës”, të paktën të toleruar nga autoritetet e shkollës.

Kryeministrja Mette Frederiksen e cilësoi një rast shqetësimi kombëtar, pra një histori “të pafalshme”, ndërsa as shkarkimet dhe as dorëheqjet e drejtorit dhe Bordit Drejtues nuk e kanë mbyllur çështjen.

Ministria e Arsimit, e cila pasi mori vesh për hetimin gazetaresk në vitin 2021, kishte nisur një hetim të brendshëm dhe kërkon që kolegji të rimbursojë tarifat për familjet dhe shteti të shkurtojë fondet publike për institutin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: