LEZHE- Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Lezhë, ku ka shpërthyer një sobë me gaz, e për pasojë është plagosur një 70-vjeçar.

Incidenti në fjalë u regjistruar në në lagjen “Lalm i Ri” në Lezhë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga zjarri i moshuari me inicialet M.B., ka pësuar djegie në fytyrë e ndodhet në spital. Mësohet se i moshuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë
Më datë 06.02.2018, në lagjen “Lalm i Ri”, në kuzhinën e banesës private të shtetasit M.B, vjeç 70, banues në Lezhë, ka shpërthyer në flakë soba e gazit, për pasojë janë thyer xhamat e dëmtuar dera e kuzhinës si dhe M.B ka pësuar djegie në fytyrë e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për vlerësim.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb