“Një rezultat i tmerrshëm”, me këto fjalë e ka nisur konferencën për shtyp Ernesto Valverde pas përmbysjes që i shkaktoi Liverpool: “Sfida nisi të bëhej malore për ne pas dy golave të pësuar brenda 2 minutash. Nuk arritëm të shënonim dhe na përmbysën, goli i katërt mbylli gjithçka.

Liverpool V Barcelona Uefa Champions League Semi Final: Second Leg
Liverpool V Barcelona Uefa Champions League Semi Final: Second Leg

Një rezultat i tmerrshëm për ne dhe për tifozët tanë. Është e shëmtuar të humbasësh në këtë mënyrë por nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të përgëzoj Liverpoolin”, u shpreh trajneri i Barcelonës.

Valverde Joc
Valverde Joc

Më i ashpër në reagimin e tij pas ndeshjes ishte Luis Saurez: “Erdhëm këtu duke e dituar se publiku do ti jepte një dorë, e dinim se çfarë na priste. Sigurisht që publiku i ndihmoi por publiku nuk shënon gola, ata realizon dy gola për dy minuta si pasojë e gabimeve tona.

Suarez
Suarez

Të pësosh ashtu goli si ai i katërti është e pafalshme, dukej sikur në fushë kishte zbritur ekipi U-19. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të bëjmë autokritikë”, u shpreh Suarez.

Messi
Messi

Në heshtje dhe me kokën ulur u largua Leo Messi nga stadiumi “Anfield Rou”, “pleshti” nuk pranoi të flas për mediat, dukshëm i dëshpëruar për këtë humbje që i heq nga duart jo vetëm Champions League por vendos në pikëpyetje edhe “Topin e Artë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: