TIRANE-I ftuar në emisionin Fair Play nga Enkeleida Zeko në News24, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, flet për situatën e futbollit në Shqipëri, por edhe për ekipin e tij këtë sezon, që e mbylli me dopietë.

Tifozët në stadium – Futbolli është objektiv. Objektivat të dy ekipet sonte i kishin rregulluar. Interesat janë ekonomike, për të plotësuar buxhetet nëpërmjet Europës. Kjo kupë do ishte e rëndësishme nëse Laçi apo Skënderbeu do vareshin për të siguruar Europën. Prandaj stadiumi ishte i qetë.

Shqiptarët tani janë mësuar në stadiumet e Europës, duan kushte më të mira. Komoditetin e kanë edhe në shtëpi, mund ta ndjekin diku tjetër. Këtë futboll që ju po shihni këtë vit, Shqipëria nuk e ka parë kurrë. Nuk mendonte njeri që një ekip do shkonte në grupe. Do mbetemi te goli i Vasil Rucit, para 35 vjetësh? Unë po flas, sepse këtu po thuhet sikur këtu futbolli është i zi. Kurrë nuk ka pasur ekip në Europë.

Rasti i penalltisë – Këto i pamë edhe në Champions. Po të ishte futboll shqiptar, të gjithë do thonin e shiti portieri ndeshjen.

http://www.panorama.com.al/sport/shperthen-takaj-e-keni-bere-futbollin-te-zi-por-kurre-nuk-keni-pasur-ekip-si-skenderbeu/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: