TIRANE– Një ditë pas protestës së opozitës në bulevard, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke komentuar qëndrimin e kryeministit Rama. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se kreu i qeverisë “komenton me mëditje protestën”.

Sakaq, Vasili është ndalur edhe tek plagosja gjatë protestës e Bledi Kasmit.

POSTIMI I PLOTE
Kryeministri dhe ca te tjere, qe komentojne me mëditje protesten.

Le te jemi te drejtperdrejte qe ne fillim, protestes se opozites nuk ja kercet fare per cfare broçkullit kryeministri edhe ca te tjere, qe komentojne me mëditje protesten, ne fund te fundit sic kane bere ne menyre diarreike perhere.

Protesten se si e ben, se si e organizon dhe cfare mesazhi jep opozita e vendos vete ashtu sic populli qe perfaqson ja kerkon, ndaj edhe me mijra e mijra qytetare e mbeshtesin ate.

Sa per kryeministrin si nje llafazan i paditur dhe punehiç cdo fjale e shpenzuar per te eshte kohe e shkuar kot dhe ate si peng te trafikanteve politike, te droges dhe te krimit kush te doje le ta mbaje fort.

Sa per keta te tjeret komentatore te palodhur nga shtepia dhe jo nga sheshet ku populli proteston, le t’i lene denglat te behen burra e le te bejne nje proteste sa do te vogel dhe te mbeshtesin kolegen e tyre te re por kurajoze Ambrozia Meta por edhe kolegun e tyre Bledi Kasmi si detyrim ndaj profesionit te tyre dhe kunder dhunes se kryeministrit te cmendur.

Kjo e fundit eshte shume e veshtire vertet kur eshte trasta ne mes….. megjithate do presim e do shohim….

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb