I ashpër ka qenë në reagimin e tij analisti Arjan Vasjari sa i takon debatit që shkaktoi çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar. Teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’ Vasjari e krahason këtë ngjarje me atë të një vrasësi makabër, që çështjen e tij nuk e merr përsipër asnjë avokat.

Duke shkuar më tej me analizën e tij Vasjari thekson se ajo çka ndodhi me tretarin është një marsh, fragment i skizofrenisë së pushtetit, i cili në fund të mandatit humbet autokontrollin.

Mes të tjerash ai thotë se Tirana ka humbur identitetin e saj, është bërë një qytet kaotik, ndërsa deklaron se kurrsesi Teatri nuk mund të kthehej një ngjarje.

“Para se t’i japim përgjigje pyetjes tuaj për debatin e teatrit, Them se ndoshta kjo është e vetmja mbrëmje e Real Story, ku të gjithë mendojmë njësoj. Ne jemi mësuar që të jemi një studio për debatin e aspër. Sot mendojmë thuajse njësoj. Sot është shenja më elokuente se ajo çfarë ka ndodhur me Teatrin. Ajo është një ngjarje që nuk ka alibi. Ajo që ka bërë pushteti me teatrit, më kujton një vrasës që ka tejkaluar krudelitetin e tij, saqë asnjë avokat ta mbrojë. S’më rezulton se dikush ka marrë penën dhe ka mbrojtur qeverinë. Jo që ka ndodhur me teatrin është një marsh, fragment i skizofrenisë së pushtetit, i cili në fund të mandatit humbet autokontrollin. Ndërmarrin një akt që në vështrimin tim meriton vetëm një; Pse! Ky është një debat që mbërthen brenda tij elemente historikë. Pse duhet ta bënte pushteti këtë gjë?! Si jap dot përgjigje. Memorien, ne e kemi këtu. Jemi duke folur për një që nuk është thjesht objekt. Çfarë është ky polis që nuk ka tempuj?! Nuk ka, e hodhën në tokë. Tirana nuk ka nevojë për lodra, por për nostalgji, për të shkuarën e saj. Në të shkuarën e Tiranës, depozitohen kujtimet. Këtij qyteti i kanë vënë ruspën. Nuk mundet që ky pushtet të reflektonte, ta merrte këtë fakt që ishim para një tempulli. Atë nuk duhet ta preknim. Drama e teatrit është gati covidiane, pasi fati i tij është i njëjtë me këtë kohë. Ka shkaktuar që të vjetrit t’i eliminojmë. Dhe çfarë produkti kemi sot! Sot kemi rrënojat të një tempulli por jemi duke shkuar drejt rrënojave politike, sociale, të një parehatie sociale. Tirana, për shkak të kësaj politike është bërë një qyet i parehatshëm. Teatri nuk mund të ishte ngjarje, s’duhet të ishte.”, tha Vasjari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb