Një shpërthim ka ndodhur në Vullkanin Anak Krakatau në brigjet perëndimore të Ishullit Java në Indonezi.

Qendra e Vullkanologjisë dhe Zbutjes së Rreziqeve Gjeologjike (PVMBG) njoftoi se hiri dhe tymi i hedhur nga vullkani ka arritur në lartësi prej 2.000 metrash nga krateri.

Autoritetet thanë se vazhdon gjendja e alarmit të shkallës së dytë më të lartë, duke paralajmëruar që të mos zhvillohet asnjë lloj aktiviteti në një rreze prej dy kilometrash rreth fullkanit.

Shpërthim më i vogël në vullkan ndodhi edhe gjatë ditës së djeshme, ndërsa hiri dhe tymi arritën një lartësi prej 200 metrash.

Ndryshe, 437 humbën jetën nga cunami që goditi brigjet e provincave Banten dhe Lampung si pasojë e shkëputjes se një mase të madhe gjatë shpërthimeve nga aktiviteti i Vullkanit Anak Krakatau në Ngushticën Sunda më 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Në Indonezi gjenden rreth 130 vullkane aktive, prej të cilave vullkanet Merapi, Rinjani, Bromo, Semeru, Anak Karakatu, Agung, Kerinci, Sumbing, Batur, Sibayak dhe Sinabung njihen për aktivitet më të lartë vullkanik.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb