Vullkani ‘Etna’ në Siçili u rizgjua sërish natën mes së hënës dhe të martës, duke lëshuar në qiell shtëllunga hiri dhe llavë.

Llava shpërtheu në dy anët e kraterit të vullkanit, ndërsa hiri mbuloi pjesën më të madhe të zonës. Megjithatë, këtë herë shpërthimi nuk zgjati shumë, si dhe pati një rënie të shpejtë të dridhjeve vullkanike.

Etna është vullkani më i lartë në kontinentin europian, plot 3 300 metra i lartë. Ai është një prej vullkanëve më aktivë në botë dhe më aktivi në Europë.

Etna prodhon rreth 7 milionë ton CO2, ujë dhe dioksid squfuri çdo vit.

 

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb