Vullkani Cumbre Vieja në ishullin La Palma në Kanarie shpërtheu duke shkaktuar një re të madhe tymi. Shpërthimi u parapri nga një tërmet i vogël, i cili u ndje më së shumti në zonën Las Manchas të El Pasos. Valët sizmike të shkaktuara nga aktiviteti vullkanik filluan një javë më parë dhe kishin alarmuar disa bashki në ishullin e Kanarieve.

Që kur filloi ky fenomen, Instituti Gjeografik Kombëtar ka regjistruar më shumë se 6,600 tërmete të vegjël në zonën Cumbre Vieja, në jug të ishullit. Ditët e fundit, autoritetet kishin shpallur nivelin e alarmit “të verdhë” (e dyta nga katër) për bashkitë Fuencaliente, Los Llanos de Aridane, El Paso y Mazo, ku banojnë rreth 35,000 banorë. Për momentin, vetëm 40 persona me lëvizshmëri të kufizuar që jetojnë në fshatrat fqinjë dhe kafshë nga fermat përreth janë evakuuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: