GJERMANI

Albin Kurti ka foluar nga Mynihu për tensionet që pati në takimin e Konferencës së Sigurisë ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai për Indeksi Online tha se prezantoi gjëra jo të reja, që i kishte thënë edhe më parë por sqaroi se Vuçiç ishte vërtet nervoz dhe në një moment nervozizmi i tij shpërtheu në mënyrë të pakontrolluar.

Në fakt gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kurti deklaroi se Kosova duhet të çlirohet nga Serbia dhe kjo e ka acaruar Presidentin serb.

 

“Ishte një lloj nervoze që nga fillimi prej anës së tij, por unë prezentova atë gjëra të cilat s’është që i kam thënë për herë të parë dhe mandje ajo nervoza i tij shpërtheu, nervozë e  pakontrolluar por .. ”, – tha Kurti/

“Është e papërshtatshme për mua që të flas për përmbjen e diskutimeve mirëpo diskutuam me të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit Përendimor, pat diskutues edhe nga SHBA-të. Mendoj se ishte një diskutim i mirë, ndonëse ndonjherë i tensionar por i vërtet, sepse në rajonet tona është i tillë”,- shtoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb