Christian Eriksen ndeshje pas ndeshje me Tottenham po tregon se është një futbollist klasi dhe me kombëtaren daneze pak ditë më parë tregoi një perfomancë të përkryer duke shënuar 3 gola.

Për shërbimet e tij kanë qenë dhe janë të interesuar Barcelona e Juventus që në merkaton e verës me shumë mundësi do shpalosin ofertat e tyre për 25-vjeçarin. Por për të bërë të tyrin mesfushorin duhet t’i bëjnë mirë llogaritë pasi presidenti i klubit anglez, Dajiel Levy, kërkon më shumë se shumë që Paris SG pagoi për të transferuar Neymar nga Barcelona.

Për Eriksen që kontrata i përfundon në verë të 2020 Tottenham kërkon të përfitojë 225 mln euro, raportojnë mediat angleze, në të kundërt do t’i ofrohet një kontratë e përjetshme nga klubi anglez.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb