ROME– Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në një banesë në katin e parë të një ndërtese në Genzano, pranë Romës.

Mediat italiane raportojnë se shpërthimi në apartament ka ndodhur pas një rrjedhje gazi, ndërkohë që dy persona kanë mbetur të plagosur.

Bëhet fjalë për një 47-vjeçar dhe gruan e tij 41-vjeçare. Ndërkohë, zjarrfikësja evakuoi 12 familje nga pallati ku ndodhi shpërthimi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: