Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një tjetër shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ndërsa gazetarja e Tëvë1, Florijeta Dernjani po bëhej gati për një lidhje direkte nga “Lagjja e Boshnjakëve” është dëgjuar një shpërthim, që siç shihet edhe në video i bënë të reagojnë edhe policët të cilët ishin aty afër.

“Dëgjuam dhe ishim dëshmitarë të një shpërthimi që ndodhi në pjesën ku ndodhet Kodra e Minatorëve. Ishte një shpërthim i fortë, në këtë pjesë ka gjithashtu edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës, dy deri në tre patrulla. Ne gjithashtu ishim edhe te pjesa e barrikadave në Rudar, situatë e qetë ishte edhe në atë pjesë. Aty po patrullonin pjesëtarë të KFOR-it, ndërkaq Policia e Kosovës nuk u pa duke patrulluar në atë pjesë të vendit”, deklaroi kështu gazetarja Florjeta Dërnjani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb