Kabuli është tronditur ditën e sotme disa orë pas alarmit për sulm terrorist. Një shpërthim i madh ka ndodhur jashtë aeroportit të kryeqytetit afgan duke i marrë jetën 13 personave deri më tani, mes tyre nëna e fëmijëve afganë si dhe tre ushtarëve amerikanë.

Ndërkohë Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby ka konfirmuar edhe shpërthimin tjetër në aeroport, pranë Hotel Baron.

Konfirmim

Kujtojmë se paralajmërime për sulme terroriste në Aeroportin e Kabulit u bënë publike në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, James Heappey, ka thënë se ka raporte të besueshme për një kërcënim të rëndë në kryeqytetin afgan. Për këtë arsye, ata kanë kërkuar nga qytetarët e tyre që të mos i afrohen Aeroportit, për shkaqe sigurie.

Australia gjithashtu leshoi një alarm, duke u thënë atyre që janë jashtë aeroportit të largohen menjëherë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb