GREQI

Një shpërthim me bombë ka ndodhur në stacionin televiziv SKAI në Greqi. Mediat greke raportojnë vetëm për dëme materiale në ndërtesë, nuk ka pasur asnjë të plagosur.

Një shpërthim i fortë me bombe ka ndodhur në 02.37 me oren lokale në stacionin televiziv SKAI në Faliro, ne Athine.

Para shpërthimit në 01.45, nje person i panjohur ka telefonuar ne stacionin televiziv ANT1 dhe ka folur ne diferencë prej 45 minuta, tri herë duke thënë se “kjo nuk është një farsë.” Thirrja me telefon eshte bërë nga person i panjohur nga nje “pakistanez Phone». I njejti njoftim siç është bërë në thirrjen për vendosjen e një mjet shpërthyes jashtë shtëpisë e Zëvendës Prokurorit Isidoros Ntogiakou në nëntor.

Burimet e policisë thone për një shpërthim shumë të fortë me vlerësimet e para që përbëjnë më shumë se 5 kilogramë eksplozivë. Sipas të njëjtit informacion, të panjohurit që iu afruan pikave me motor kishin vënë bombën në një thes.

370f7ef9 E89a 45f2 969e 5d730850686b
370f7ef9 E89a 45f2 969e 5d730850686b

Shperthimi ka qene aq i fuqishem sa dëmi material ka shkuar deri në katin e pestë të ndërtesës. Agjencia e Lajmeve te Athinës tha se pajisja shpërthyese ishte vendosur jashtë ndërtesës – më konkretisht, në trotuar përballë hyrjes së objektit, rreth shtatë metra larg.

Policia gjithashtu dyshon se duhet te kete qene një grup me skenar te mundshëm, ata që e kane vënë bombën. Zgjedhja e pikës pa kamera, tregon, sipas burimeve të policisë, se bombarduesit e kane studiuar mirë zonën në mënyrë që të mos regjistrojnë lëvizjet e tyre.

“Ata donin të rrafshonin ndërtesën,” shprehet policia. Shpërthimi u ndje shumë qindra metra nga ndërtesa SKAI, duke shkaktuar shqetësim për banorët e zonave përreth. Policia e trafikut ka ndaluar qarkullimin e automjeteve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: