IRAK- Një mjet i drejtuar nga një militant i ISIS ka shpërthyer duke ‘fluturuar’ afro 30 metra në ajër.

Ngjarja ka ndodhur afër Kirkukut në Irakun verior, ndërsa militanti dyshohet se do kryente shpërthim vetëvrasës mbi forcat kurde në Peshmerga, por mjeti ka goditur një bombë në anë të rrugës dhe për pasojë ka shpërthyer.

Në videon e publikuar në internet shihet mjeti i cili shpërthen në ajër si fishekzjarr, pasi dyshohet se ka qenë i mbushur me eksploziv. Shpërthimet vetëvrasëse janë të shpeshta në Irak dhe Siri, ndërsa si pasojë e konfliktit mes palëve numërohen qindra mijëra viktima.

https://www.youtube.com/watch?t=40&v=UBnPaQ9B2A8

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: