Më shumë se 40 persona kanë mbetur të plagosur në një shpërthim të fuqishëm në një restorant në Japoninë veriore, konfirmon policia.
Ndërtesa shpërtheu në flakë dhe muret e saj u shembën pas shpërthimit. Zona ku ndodhi shpërthimi ndodhet rreth 50 metra nga një stacion metroje dhe njihet si shtëpia e shumë restoranteve popullore, bareve dhe dyqaneve.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit në restorant, ndërsa zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
札幌の豊平区平岸駅前の飲食店でガス爆発か?
けが人複数いる模様( •́ω•̀ ) pic.twitter.com/V4Z23UbJbN
— わし@猫もふ不足 (@washihoshi) December 16, 2018
(BalkanWeb)