KAMËZ

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Kamëz pak momente më parë.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “Balkanweb” se shoferi i një makine ka shkelur në pultin e automjetit dhe në moment është dëgjuar një shpërthim.

Për fat të mirë, shoferi nuk ka pësuar lëndime.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2021, rreth orës 10:00, në Kamzë, në rrethana ende të paqarta, në momentin që drejtuesi i automjetit është afruar dhe ka shkelur pultin  ka shpërthyer, dyshohet si pasojë e lëndës plasëse mjeti  i parkuar me drejtues shtetasin Gj. M., i cili  është lënduar lehtë në këmbë pa problem për jetën.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ku vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb