Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se rreth 03:20 një sasi tritoli që ishte vendosur në banesën e Skënder Likës në fshatin Sanxhak në Laç ka shpërthyer.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta në banesë, por edhe në banesat përreth.

Skënder Lika është një emër i njohur për autoritetet pasi akuzohet si autori i vrasjes së Rakip Rolit dhe ndodhet pas hekurave bashkë me dy persona të tjerë.

Po kështu Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Njëkohësisht pronari i banesës është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb