JAPONI- Në një bazë ushtarake amerikane në Japoni pasditen e së dielës ka ndodhur një shpërthim i madh. Pas këtij shpërthimi shumë helikopterë janë parë mbi këtë zonë, gjithashtu edhe shumë shërbime emergjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, në qytetin Sagamihara, në jug të Tokios.

Sipas raporteve nga Mirror, aktualisht është duke u djegur një depo armësh, në këtë bazë ushtarake, shkruan “Koha”.

“Një zjarr ka kapluar bazën ushtarake amerikane”, ka thënë një zyrtar nga departamenti i zjarrfikësve për Fox News. Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: