TURQI

Një shpërthim ka ndodhur në një fabrikë fishekzjarrësh në provincën Sakarya në Turqinë veriperëndimore, raporton Anadolu Agency (AA). Shpërthimi në fabrikën që gjendet në rrethin Hendek ka ndodhur për shkaqe ende të panjohura. Sipas informacioneve të para janë rreth 50 persona të plagosur.

Zhurma e shpërthimit është dëgjuar në shumë pjesë të qytetit në largësi prej rreth 50 kilometrash, me çka shumë qytetarë kanë dalë jashtë. Në zonë janë dërguar ekipe shëndetësore dhe të zjarrfikësit.

Ndërkohë, guvernatori i provincës, Vali Kaldırım, tha për AA se 150-200 persona besohet të kenë qenë brenda fabrikës.

“Sipas informacioneve që kemi marrë nga pronari i fabrikës, brenda ka midis 150 dhe 200 njerëz, por intervenimi aktualisht është i pamundur pasi shpërthimet vazhdojnë”, tha Kaldırım.

Nga ana tjetër, siç bëhet e ditur, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu, ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca dhe ministrja e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale, Zehra Zümrüt Selçuk, janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: