Një  shpërthim i madh ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një metro në Paris, që rezultoi me evakuimin e dhjetëra pasagjerëve nga stacionit.

Raportet tregojnë se shpërthimi u shkaktua nga një shkëndijë elektrike, megjithatë në fillim të gjithë ishin të frikësuar duke pasur parasysh që kryeqyteti francez është ende në gjendje alarmi nga sulmet terroriste.

Mediat e huaja raportojnë se 8 persona janë lënduar nga incidenti që ndodhi në platformën numër 6 në stacionin Place d’Italie. Policia dhe oficerët e sigurisë shihen teksa kanë rrethuar stacionin i cili gjendet në jug të qytetit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb