TURQI- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një spital në krahinën turke Mardin, ku raportohet për mbi 50 persona të lënduar.

Fotografi të një reje gjigante të krijuar pas shpërthimit, janë postuar në rrjete sociale, transmeton Telegrafi.

Shpërthimi ka ndodhur në një spital në qytetin Kiziltepe, në pjesën juglindore të Turqisë, pranë kufirit me Sirinë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: