Një zjarr shpërtheu në një anije kontejnerësh të ankoruar në Portin Jebel Ali të Dubait, njoftuan mediat shtetërore.

“Një zjarr është raportuar të ketë shpërthyer në një kontejner brenda një anije të ankoruar në Portin Jebel Ali”, tha Zyra qeveritare Mediatike e Dubait në një postim në Twitter.

Më tej thuhet se një ekip i mbrojtjes civile po punon për të shuar zjarrin. Nuk ka informacione për viktima.

Më herët kishte raportime për një shpërthim të madh, ndërsa përmasat e dëmit ende nuk dihen.

Pamje nga shpërthimi janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: