Një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga një sulmues vetëvrasës në Kabul la të paktën 13 të vdekur dhe shumë të tjerë të plagosur. Shpërthimi ndodhi në hyrjen kryesore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pikërisht në momentin kur punonjësit po largoheshin.

Një ish-punonjës i ministrisë tha se të paktën 13 persona u vranë, të gjithë punonjës të ministrisë së jashtme.

Më herët, Khalid Zadran, një zëdhënës i forcës policore të Kabulit, konfirmoi për gazetarët se shpërthimi, i cili ndodhi rreth orës 16:00 me orën lokale, kishte vrarë të paktën pesë persona dhe kishte lënë shumë të tjerë të plagosur. Një spital në Kabul i drejtuar nga një organizatë bamirëse italiane tha se kishte marrë të paktën 40 persona për trajtim nga incidenti, por nuk tha se sa prej tyre kishin vdekur.

Zadran, i cili drejton forcën policore të udhëhequr tani, së bashku me të gjitha institucionet qeveritare të Afganistanit, nga talebanët, tha se grupi “dënon një sulm të tillë pa qëllim dhe frikacak ndaj myslimanëve”, duke shtuar një zotim se përgjegjësit për shpërthimin “do të gjenden dh do dënohen”.

“Një kamikaz u përpoq të hynte në Ministri, por u identifikua nga forcat e sigurisë dhe hodhi veten në erë,” tha Ahmadullah Muttaqi, një zyrtar.

Një burrë, tha se po bënte pazar në një qendër tregtare aty pranë dhe dëgjoi një shkëmbim të shkurtër të shtëna armësh pas shpërthimit.

“Ishte një shpërthim i fuqishëm dhe më pas të shtëna me armë zjarri”, tha ai përmes telefonit. “Kur dola, pashë shumë trupa të vdekur të shtrirë në rrugë”.

Qahar Balkhi, një zëdhënës i ministrisë, tha se raportet se sulmi kishte ndodhur ndërsa ministri i jashtëm i talebanëve u takua me ambasadorin e Kinës në Afganistan ishin të pasakta.

Ministria ndodhet në një rrugë të mbrojtur në lagjen diplomatike të Kabulit, ku ka edhe disa ambasada të huaja, shtëpinë e ish-presidentit Hamid Karzai dhe ndërtesa të tjera të rëndësishme qeveritare.

Që kur talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan në gusht 2021, dega lokale e grupit terrorist ISIS, e njohur si ISIS-K ose ISIS Khorasan, ka kryer disa nga sulmet më vdekjeprurëse në vend, shpesh duke synuar forcat e sigurisë dhe mbështetësit e talebanëve. .

Deri tanio askush nuk e ka marrë përgjegjësisë për sulmin, por ISIS-K kohët e fundit ka rritur dhunën e saj në të gjithë vendin.

Grupi terrorist kohët e fundit ka shënjestruar një pikë kontrolli në aeroportin ushtarak të Kabulit, duke vrarë disa njerëz dhe ka sulmuar një hotel të përdorur kryesisht nga shtetas kinezë . Para kësaj, një sulmues vetëvrasës i ISIS-K kishte në shënjestër diplomatët rusë, duke vrarë 20 persona, duke përfshirë dy rusë.

Pavarësisht sulmeve, udhëheqësit talebanë kanë minimizuar vazhdimisht kërcënimin e paraqitur nga ISIS-K për sigurinë në vend.

Në një postim në Twitter, misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan dënoi sulmin dhe tha se “pasiguria në rritje” në Afganistan është ” tepër shqetësuese “.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb