KABUL– Të paktën 21 persona janë vrarë, ndërsa 45 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm pranë parlamentit në Kabul. ‘Shumica e viktimave janë civilë, por ka edhe punonjës të parlamentit’- tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve AFP.

Ndërkohë një roje i sigurisë në parlamentin e Afganistanit u shpreh se kanë ndodhur më shumë se një shpërthim. “Shpërthimi i parë ndodhi jashtë parlamentit, kur autori hodhi veten në erë, ndërsa pak minuta më vone ndodhi shpërthimi i një makine bombë që ishte parkuar pranë parlamentit”- ka thënë për AFP roja i sigurisë.

Deri në këto momente askush nuk ka marrë përgjegjësinë e sulmit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: