ANKARA-Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot në kryeqytetin turk, Ankara. Sipas mediave turke, shpërthimi ka ndodhur në godinën e televizionit shtetëror.


Agjencia e lajmeve “Anadolu” bëri të ditur sot se rregullatori i mediave turke ka anuluar të gjitha të drejtat dhe licencat për çdo media që akuzohet për lidhje me grushtin e shtetit.

Deri më tani nuk ka të dhëna se nga është shkaktuar ky shpërthim, nëse bëhet fjalë për ndonjë sulkm, duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë përfshirë Turqinë fill pas tentativës së grushtit të shtetit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: