Shpërthimi i ndodhur ditën e sotme në rrugën që të çon në sheshin Takasim, dyshohet se mund të jetë sulm kamikaz.

Autoritetet turke nuk përjashtojnë mundësinë e një sulmi terrorist, ndërsa video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë momentin e shpërthimit, dhe atë që duket se është një grua e pajisur me lëndë shpërthyese në trup.

Kujtojmë se kryebashkiaku i Stambollit ka bërë me dije se si shkak i shpërthimit kanë humbur jetën katër persona dhe janë plagosur 38 të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: