IRAK- Të paktën pesë persona mbetën të vdekur dhe 16 të tjerë u plagosën dje në një shpërthim bombash në qytetin irakian Tikrit, tha policia irakiane.

Shpërthimi shkatërroi edhe 12 makina në afërsi dhe forcat e sigurisë mbyllën shumicën e rrugëve në Tikrit për të parandaluar incidente të tjera, raporton Reuters.

Tani për tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin dhe agjencia kujton se sulme të tilla janë të rralla në Tikrit qëkur grupi terrorist, i ashtuquajturi Shteti Islamik, pësoi humbjen në Irak në 2017.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb